Lajme

Shoigu: Ukraina po e sulmon centralin bërthamor

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka akuzuar Ukrainën se po sulmon centralin bërthamor të Zaporizhias dhe se është përfshirë në “terrorizmin bërthamor”.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e uzinës”, ka thënë Shoigu, duke shtuar: “Në këmbim, regjimi i Kievit po përpiqet të krijojë një klimë shkatërrimi bërthamor duke vazhduar të bombardojë qëllimisht këtë objekt”, shtoi mes tjerash ai, raportojnë mediat e huaja.

/Shqip.com