Lajme

Shoferi në Ferizaj gjobitet për tejkalim të rrezikshëm

Kundervajtje në trafik,

Policia në Ferizaj ka gjobitur një shofer me 150 euro ngase në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, i njëjti kishte tejkaluar automjetet e tjera, shkruan SHQIP.

Edhe në këtë rast sikurse edhe në rastet e tjera janë qytetarët të cilët po dërgojnë foto për tejkalimet e rrezikshme të cilat po kryhen nga ana e shoferëve.

“Policia ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim rrezikshëm, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan , në fshatin Dardani të Ferizajt .Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë. Policia, e ftoi qytetarin B.A (M/SH/K) 30 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor” thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./SHQIP.com