Teknologji

Shkurtimet e stafit të Twitter i lënë “trollët” rusë të pakontrolluar

Twitter
Twitter

Qindra llogari të propagandës shtetërore ruse dhe kineze po lulëzojnë në Twitter pasi Elon Musk zhduku ekipin që luftoi këto rrjete, shkruan BBC.

Njësia punoi për të luftuar “operacionet e informacionit”, fushata të koordinuara nga vende, si: Rusia, Kina dhe Irani, të bëra për të ndikuar në opinionin publik dhe për të prishur demokracinë.

Por ekspertët dhe ish-punonjësit thonë se shumica e këtyre specialistëve dhanë dorëheqjen ose u pushuan nga puna, duke e lënë platformën të pambrojtur ndaj manipulimeve të huaja. BBC ka folur me disa prej tyre. Ata kërkuan anonimitetin, duke përmendur marrëveshjet e moszbulimit dhe kërcënimet që merrnin në internet.

E gjithë shtresa njerëzore është fshirë. Gjithçka që ka mbetur Twitter janë sisteme të automatizuara zbulimi“, tha një ish-punonjës i lartë.

Në një intervistë për BBC, të martën, Musk pretendoi se kishte “më pak dezinformata [në Twitter] sesa më shumë” nën mandatin e tij. Ai nuk komentoi fermat aktive të trolleve shtetërore në platformë dhe as ekipin që i luftonte ato.

/Shqip.com