Shkupi nuk e kaloi dot Dinamon
Publikuar:
(26.07.2022 23:28:43)

Ëndrra e KF Shkupit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka marrë fund sonte.
Kjo skuadër është mposhtur në shtëpi – nga Dinamo Zagreb me rezultat minimal 0-1
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arijan Ademi.
Ani pse skuadra nga Maqedonia e Veriut u mundua me të gjitha forcat dhe pati përkrahje të madhe nga publiku – nuk e arriti qëllimin.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-2, e që në total i bie 3-2 për gjigandin nga Kroacia.
Por, rrugëtimi në Evropë nuk merr fund për Shkupin, përkundër këtij eleminimi.
Tashmë – do të garojë në Europaligë me ekipin irlandez, Shamrock Rovers./Shqip.com