Sport Shqiptar

Shkupi fiton derbin shqiptar me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut

Vëmendja në këtë javë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut ishte e rezervuar e gjitha për përballjen mes dy skuadrave shqiptare të Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës.

Ishte Shkupi që në fund të 90-minutave festoi duke qenë se i mposhti tetovarët me rezultatin 2-0.

Vendasit realizuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte Alvarez në minutën e 36-të ndërsa në fraksionin e dytë, Trapanovski në minutën e 93-të vulosi triumfin e Shkupit.

Pas këtij sukses, Shkupi ngjitet në kuotën e 37 pikëve (një më pak se Struga kryesuese, por Shkupi ka një ndeshje më pak), ndërsa nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës është në vendin e tretë me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Struga u ndal në transfertë ndaj skuadrës së Tikves me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, Rabotnicki mposhti 0-2 Pobedën, Akademija Pandev fitoi 0-1 në transfertë me Makedonija GP ndërsa sfida mes Bregalnica dhe Skopje u mbyll në barazim 1-1.

/Shqip.com