Lajme

Shkruhen grafite përçarëse në Mitrovicë, policia heton rastin

Ilustrim
Ilustrim

Policia ka njoftuar se grafitë me përmbajtje përçarëse janë shkruar në muret e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Suhodoll i epërm në Mitrovicë të dielën.

Gjithashtu, mbishkrime me të njëjtën përmbajtje janë shkruar edhe në tabelat treguese të fshatit.

“Raportohet se person-a të dyshuar të pa njohur kanë shkuar grafit me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e QKMF-së dhe në tabelat treguese të fshatit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com