Kulturë

Shkrimtarja kosovare fyhet dhe ofendohet për shkak të veshjeve tradicionale në festën zvicerane

Shkrimtarja kosovare Shqipe Sylejmani

Shkrimtarja kosovare, Shqipe Sylejmani, është fyer mbi baza raciste në festën zvicerane.

Në kuadër të Festivalit Federal të Mundjes dhe Alpeve 2022 (ESAF), gazetarja dhe shkrimtarja Shqipe Sylejmani organizoi paraprakisht një manifestim me veshje tradicionale.

Mirëpo, për faktin që aty nuk kishte vetëm veshje zvicerane, ajo mori shumë kritika e fyerje.

Sylejmani nuk është ndjerë e mirëpritur si emigrante në ESAF-in e fundit në Zug, shkruan Blick.

Shkrimtarja nga Kosova, Shqipe Sylejmani

Kur shkrimtarja ngriti një punëtori të qepjes së kostumeve si ambasadore e festivalit të mundjes, ajo morri kritika të vrazhdë. Meqenëse jo vetëm kostumet zvicerane por edhe ato të huaja ishin në qendër të ngjarjes së saj të kostumeve, Sylejmani u bë menjëherë cak i një sulmi racist.

“Shqiptarët nuk janë të mirëpritur në Zvicër dhe nuk do të jenë kurrë”, thotë një nga mesazhet e shumta diskriminuese.

“Zvicra është bërë një vend i ndyrë pikërisht për shkak të `Shippis`”, kështu i quajnë me fyerje shqiptarët.

“Nëse do të varet nga unë, dhe mijëra e mijëra njerëz mendojnë kështu, do të duhej t`ju kthenin nga keni ardhur, me një shqelm bythëve”, thuhet tutje në komentet njërin nga e shumta raciste.

Sylejmani është shprehur e tronditur thellë nga deklaratat e tilla. “Kjo shkakton zhgënjim dhe trishtim për mua, unë nuk e pranoj diçka të tillë”, ka thënë ajo.

E, pavarësisht komenteve dhe fyerjeve raciste ESAF nuk sheh asnjë arsye për të ndërmarrë veprime./Shqip.com