Kulturë

Shkrimtari norvegjez fitoi çmimin Nobel në Letërsi

Ndarja e çmimeve Nobel  po vazhdon që disa ditë me radhë. Pas atij të mjekësisë, fizikës dhe Kimisë sot erdhi momenti i ndarjes së çmimit Nobel në Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi për këtë vit shkon për autorit norvegjez, Jon Fosse.

“Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave”, njoftoi Akademia Suedeze.

I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, ai është gjithashtu i vlerësuar për prozën e tij”, njoftoi Akademia Suedeze.

“I lindur në vitin 1959, ai ka një stil shumë të reduktuar që është njohur si minimalizmi Fosse”, njoftoi Akademia Suedeze.

“Shkrimi i tij ekspozon humbjen e orientimit të njeriut”, njoftoi Akademia Suedeze.

Çmimi Nobel për Letërsinë është një nder i madh në botën e letërsisë dhe është i dhënë “personit që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, sipas testamentit të Alfred Nobelit.

Këtë vit, çmimi është rritur në 11 milionë korona suedeze, duke e bërë atë një çmim edhe më të dëshiruar.

/Shqip.com