Sport Shqiptar

Shkrimi i parë për Driton Kukën nga shoqja e shkollës

Ekipi olimpik i xhudos

Ambiciet për të qenë gjithmonë i trofeshëm Driton Kuka e kishte pasur edhe në vegjëli, shkruan Shqip.com.

Kështu u prezantua Kuka në shkrimin e parë të botuar në gazetë për të.

Për t’i dokumentar ambiciet e një nxënësi 12-vjeçar ishte kujdesur një shoqe e shkollës së tij, Naime Beqiraj.

Shkrimi për Driton Kukën në gazetën “Rilindja”, viti 1983

Beqiraj kishte shkruar artikullin për të në vitin 1983, kur vetë ishte në klasën e tetë të shkollës “Vëllezërit Ribar” në gazetën “Rilindja” për fëmijë.

Ajo ndau rrëfimin e saj për “Dritonin e gjithanshëm”, që kishte marrë një medalje të artë në garat e xhudos në Ferizaj.

“Ky djalosh simpatik është dashamirës i madh i sportit”, kishte shkruar Beqiraj, derisa tregoi edhe për pasionin e tij për librat.

“Dritoni i gjithanshëm”

“Kështu e fillova gazetarinë e shkruar. Personazh Driton Kuka. Ishim nxënës të fillores, 1983. Unë në klasë të 8-të, Toni në të 5-ën. Në rilindjen për fëmijë”, tha ajo në një postim në rrjetin e saj social.

Punën e tij të pashoq kuka tashmë e ka dëshmuar, pasi ka nxjerrë tri medaliste olimpike, Malinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën./Shqip.com