Lajme

SHKRESA/ GJKKO i kërkon Kuvendit marrjen në pyetje të Sali Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës. Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

Nëpërmjet këtij dokumenti të siguruar nga Shqip.com, GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.

“Në zbatim të urdhërimit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2023, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaccme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt: “Marrjen në pyetje të personit nën hetim”, me qëllim marrjen dijeni nga ana juaj”, thuhet në shkresën e mbërritur në Kuvend nga GJKKO.

/Shqip.com