Lajme Botë

Shkon në pesë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

Foto: t24

Numri i njerëzve që humbën jetën nga zjarri në Manavgat të Turqisë, së bashku me dy punonjës të pyjeve, është rritur në pesë.

Zjarri pyjor, i cili po vazhdon prej 4 ditësh në rrethin Manavgat të Antalisë, del jashtë kontrollit herë pas here me efektin e erës, raporton t24.com.tr, transmeton Shqip.com. 

Zjarri pyjor, i cili filloi në Malin Gylen mbrëmjen e së premtes, filloi të kërcënonte Qarkun Gebece në një kohë të shkurtër. 

Për shkak të flakëve që përparuan me shpejtësi, disa nga shtëpitë e rreshtuara në rrëzë të malit në formën e një gjysmëhëne u dogjën. 

Ndërsa lagja po evakuohej, disa qytetarë u përpoqën të hiqnin dru zjarri dimëror para shtëpive të tyre.

Lagja, ku vazhdoi ndërhyrja nga ajri dhe toka, ishte plotësisht nën tym. 

Ndryshe, media pro-qeveritare zjarret i kanë lidhur me kurdët duke thënë se një grup i tyre po shkakton ato. /SHQIP.com