Shkon në pesë numri i të vdekurve nga shpërthimi në Gjermani
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në parkun industrial pranë Këlnit të Gjermanisë.
Ekipet e shpëtimit thonë se nuk ka shpresë për të gjetur më shumë të mbijetuar pas një shpërthimi vdekjeprurës në një park kimik në qytetin e Leverkusenit, shkruan Euronews, transmeton Shqip.com.
Tre persona janë lënduar rëndë, njëri prej të cilëve është në rrezik për jetë, ndërsa dy punëtorë mbeten të zhdukur, ka njoftuar komuna.
Të enjten, punëtorët e shpëtimit gjetën trupat e tre punëtorëve nga vendi i prodhimit të kimikateve.
“Mendimet e mia shkojnë te të plagosurit dhe të afërmit e tyre. Kërkimi për të zhdukurit po vazhdon ende me shpejtësi të plotë. Për fat të keq, shpresa për t’i gjetur ata të gjallë po zbehet,” ka deklaruar menaxheri i operatorit të faqes “Lars Friedrich”.
Currenta, e cila operon me parkun industrial Chempark, tha në një deklaratë se punonjësit e zhdukur ka të ngjarë të mos i mbijetojnë aksidentit dhe ata presin që numri i të vdekurve të rritet në shtatë.
“Ne duhet të supozojmë se personat e zhdukur nuk mund të gjenden më të gjallë,” u tha gazetarëve në Leverkusen drejtori Frank Hyldmar.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 09:30 të mërkurën, në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Leverkusen, një qytet në rajonin perëndimor të Ren-Vestfalisë Veriore. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë./SHQIP.com