Lajme

Shkon në gjashtë numri i shkollave në Gjakovë që nisin mësimin përkundër grevës

Shkolla e Mesme e Ulët "Mazllum Këpuska" Gjakovë

Listës prej pesë shkollave që kundërshtojnë grevën e SBASHK-ut pritet ti shtohet edhe një shkollë tjetër nga dita e hëne.

Shkolla e Mesme e Ulët “Mazllum Këpuska” nga dita e hënë pritet të fillojë me mësim.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e shkollës.

“Ju njoftojmë se Këshilli i Mësimdhënësve të SHMU “Mazllum Këpuska” (pas votimit) ka vendosur që të filloj mësimin e rregullt nga dita e hënë, më 19 shtator 2022 në ora 8:00.Ky vendim i Këshillit të Mësimdhënësve është marr për të mirën e përbashkët duke respektuar të drejtën e fëmijëve për arsimim”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Përkundër që mësimi do të fillojë nga e hëna, është bërë e ditur se Këshilli i Mësimdhënësve mbetet pranë kërkesave të SBASHK-ut mirpo që  vendimi për fillimin e mësimi është marr vetëm për të mirën e nxënësve.

Lexo edhe:
Pesë shkolla në Gjakovë kundërshtojnë vendimin e SBASHK-ut

Shkollat që kanë hapur dyert për nxënësit ditën e djeshme janë “Mustafa Bakija”,” Fehmi Agani”  dhe ” Emin Duraku” cikli i ulët si dhe SHMU ” Yll Morina” pjesërisht dhe ajo në fshatin Dujakë – SHFMU ” Fan S.Noli”.

Greva

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci i ka bërë sërish thirrje Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të ndërpresë grevën dhe t’i kthehet dialogut konstruktiv.

Theksojmë se SBASHK-u është në grevë të përgjithshme nga 25 gushti./Shqip.com