Lajme Botë

Shkon në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida

Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkojnë trupa nën rrënoja në Surfside, Florida, 24 qershor.

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në zonën e Miamit u rrit në 78 të premten, një numër që kryetari i bashkisë e quajti “tronditës”, transmeton Shqip.com.

62 persona të tjerë mbeten të pagjetur. Askush nuk është gjetur i gjallë që nga orët e para pas rënies së ndërtesës më 24 qershor, raporton The Guardian.

Kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se puna për të gjetur viktimat ishte ende duke vazhduar me urgjencë.

“Ky është një numër marramendës dhe tronditës që prek shumë thellë të gjithë ne,” tha ajo për numrin e ri të të vdekurve.

Të enjten, ministri i jashtëm i Paraguait tha në një raport në radio se trupi i motrës së zonjës së parë të atij vendi ishte midis atyre që u gjetën./Shqip.com