Lajme

Shkon në 46 numri i viktimave nga sulmi raketor rus në Dnipro

Rritet bilanci i numrit të vdekjeve nga sulmi raketor i Rusisë në një ndërtesë në Dnipro të Ukrainës.

Kreu i administratës ushtarake, Valentyn Reznichenko, nëpërmjet një deklarate u shpreh se deri më tani kanë humbur jetën 46 persona.

Më tej, ai ka shtuar se 11 persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa midis viktimave, 11 prej tyre janë ende të paidentifikuar.

Nga sulmi i të shtunës së kaluar, mbetën të plagosur 80 persona, nga ku 24 prej tyre janë ende duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një vajzë 9-vjeçare.

/Shqip.com