Shkon në 25 numri i të vdekurve në Dnipro të Ukrainës nga sulmet ruse
Publikuar:
(15.01.2023 19:39:02)
Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve në Dnipro të Ukrainës nga një sulm me raketa në një bllok të ndërtesave.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se të paktën 73 persona u plagosën dhe 39 njerëz ishin shpëtuar që nga pasditja e së dielës.
Autoritetet lokale në Dnipro thanë se 43 persona u raportuan të zhdukur.
Rusia lëshoi 33 raketa lundrimi të shtunën, nga të cilat 21 u rrëzuan, sipas gjeneralit Valerii Zaluzhny, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, shkruan Euronews.
/Shqip.com