Lajme Botë

Shkon në 20 numri i të vdekurve në Pekin të Kinës nga përmbytjet

Ka shkuar në 20 numri i personave të vdekur në Pekin të Kinës pas përmbytjeve dhe vërshimeve që u bënë prej njërës së stuhive më të mëdha që e ka goditur vendin në më shumë se një dekadë.

27 persona të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve në malet që rrethojnë kryeqytetin kinez pas ditëve të reshjeve të dendura nga tajfuni Doksuri, raporton Skynews.

Shtëpitë janë përmbytur nga uji, rrugët janë kthyer në lumenj dhe makinat janë të grumbulluara. Stacionet e trenit janë mbyllur gjithashtu, ndërsa më shumë se 52,000 njerëz janë evakuuar.

Në shenjë të nivelit të urgjencës, presidenti Xi Jinping ka lëshuar një urdhër që qeveritë vendore të bëjnë gjithçka për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të minimizuar humbjet e jetës dhe dëmtimet në prona

/Shqip.com