Lajme

Shkollat e Prishtinës pajisjen me shporta

Shkollat e Prishtinës janë pajisur me shporta të mbeturinave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ilirik Musliu- Drejtor i Shërbimeve Publike.

Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, “Hilmi Rakovica”, “Andon Zako Çajupi”, “Nazmi Gafurri”, “Afrim Gashi” dhe “Shkëndija”, janë shkollat nëpër të cilat drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka bërë shpërndarjen e këtyre shportave.

“Mirëmëngjesi Prishtinë. Po vazhdojmë me shpërndarjen e shportave për mbeturina në shkollat e Kryeqytetit”, ka shkruar Musliu.

Më tutje Musliu, ka thënë se deri më tani janë shpërndarë gjithsej 150 shporta në parqe e shkolla të Prishtinës.

/Shqip.com