Lajme

Shkolla ‘Hasan Prishtina’ ndërpret grevën, nesër nis mësimin me orar të reduktuar të orëve

Shkolla fillore "Hasan Prishtina", Prishtinë.

Janë bërë një muaj që nga fillimi i grevës në të gjitha institucionet publike të arsimit të cilat kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga.

E kësaj greve ka vendosur t’i jap fund shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Që nga 27 shtatori, kjo shkollë do të mbajë mësim me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta.

“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, më 27 shtator të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta” – thuhet në njoftim.

Ilustrim

Sipas njoftimit, ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 07:30 deri 11:20 dhe ndrrimi i dytë fillon mësimin në ora 12:00 deri në ora 15:00.

Theksojmë se greva ka nisur më 25 gusht. Deri tani BSPK-ja dhe SBASHK-u kanë mbajtur disa takime me kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mirëpo nuk kanë gjetur zgjidhje për ndërprerjen e grevës./Shqip.com