Teknologji Artikull i Sponsorizuar

Shkolla e verore e kodimit në ICTSLAB hap regjistrimet, fëmijët mësojnë kodim përmes argëtimit

Qendra Laboratorike e aftësive të shek. 21 ICTSlab hapi regjistrimet për Shkollën Verore të Kodimit për grupmoshat 8-12 vjeç dhe 13+ Vjeç.

Nëse dëshironi që fëmija juaj të fitojë vetëbesim, të ketë vetëvlerësim të fortë e të qëndrueshëm dhe të zhvillojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të gjetur punën që ëndërron, atëherë duhet të filloni tu mësoni programim dhe gjuhët e programimit mund të jenë zgjidhja që keni kërkuar.

Duke mësuar të kodojë, një fëmijë ka avantazhe të mëdha për më shumë sukses në shkollë, mundësi punësimi pavarësisht industrive ku ai do të angazhohet në të ardhmen nga sektori i teknologjisë tek financat, shitjet, shëndetësisë e madje edhe artit.

Kurset intensive përbëhen prej 16 seancash dhe secila zgjat 2 orë në ditë nga e Hëna në të Enjte.

Programimi kompjuterik i mëson fëmijët të eksperimentojnë dhe u jep atyre besimin për të qenë krijues. Ata do të kenë mundësinë të dizajnojnë diçka që është tërësisht e tyre. Karakteri i fëmijëve lulëzon nga reagimet që marrin nga krijimi i diçkaje që e duan.

Kurset e Shkollës Verore të ICTSlab do të ofrohen në tre paketa:

Code Like e Hero (8-12 Vjeç)

Be a Web Designer (13+ Vjeç)

Be a Programmer (13+ Vjeç)

Kurset do të mbahen nga e Hëna në të Enjte gjatë orëve 10:00 – 12:30 dhe 13:30 – 16:00 përgjatë datave:

13 Qershor – 24 Qershor 2022

27 Qershor – 8 Korrik 2022

11 Korrik – 22 Korrik 2022

Për tu bërë pjesë e kurseve mjafton të plotësoni formularin mëposhtë: https://forms.gle/65LbbqLPw5A8RNbB7

Kodimi, një aftësi e shekullit 21, është shndërruar me shpejtësi në një aftësi po aq e domosdoshme sa edhe shkrimi e matematika dhe është shumë e rëndësishme për një gamë të gjerë profesionesh.

Edhe nëse fëmija nuk dëshiron të bëhet një programues, aftësitë koduese do të provojnë të dobishme në fusha të ndryshme. Kodimi të mëson zgjidhjen e problemeve, organizim, matematike, tregim, dizajn e shumë të tjera. Bukuria e kodimi qëndron tek mundësia që u jep fëmijëve të shprehen në mënyrë kreative.