Lajme

ShKMShK angazhohet në evakuimin e banorëve të bllokuar

Ekipet intervenuese të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, janë angazhuar gjatë së premtes për të ndihmuar shumë familje që kishin mbetur të bllokuara, shkaku i vërshimeve të mëdha që prekën shumë komuna të vendit.

Një ekip intervenues u vu në dispozicion të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Mitrovicës së jugut, ndërkohë pak më vonë u kërkua ndihmë është nga Mitrovica e Veriut, përkatësisht nga Lagja e Boshnjakëve, ku duhej evakuuar dy familje.

Ndërkohë në fshatin Dubovë të Klinës kanë mundësuar evakuimin e dy të rinjve, të cilët ishin të ngujuar afër njërës prej urave, ndërsa evakuimi i dy familjeve me gjithsej 14 anëtarë vazhdoi deri pas mesnate.

/Shqip.com