Shkëndija mund Tikveshin, Struga Pobedën
Publikuar:
(15.04.2023 18:41:48)

Sot u zhvilluan ndeshjet e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, ku Struga dhe Shkëndija shënuan fitore dhe vazhdojnë garën për titull.
Lideri i tabelës Struga mundi me rezultat të thellë 6-2 Pobedën, ndërsa Shkëndija fitoi 4-1 kundër Tikveshit.
Rabotniçki mundi Skopje me rezultat minimal 1:0, ndërsa në dy takimet Makedonija Gjorçe Petrov – Akademia Pandev dhe Sileksi – Bregallnica u mbyllën me barazime pa gola.
Struga kryeson tabelën me 53 pikë, ndjekur nga Shkëndija me 47 pikë dhe Shkupi 45 pikë.
/Shqip.com