Art Jetese

Shkenctarët me mision për të gjetur akullin më të vjetër të Tokës

Një kamerë është dërguar rreth 93 metra nën sipërfaqen e tokës me qëllim që të zbulohet akulli më i vjetër i tokës.

Ky mision është pesë-vjeçare i shkencëtarëve dhe sipas të gjeturave dhe mostrave të siguruara, vlerësohet se ato janë dy milionë vjet të vjetra.

Studenti i doktoratës Austin Carter filmoi klipin në Allan Hills të Antarktidës Lindore.

Ai dhe studiues të tjerë udhëtuan me Qendrën për Eksplorimin e Akullit të Vjetër (COLDEX), e cila është në një mision për të gjetur dhe nxjerrë akullin më të vjetër të kontinentit.

COLDEX shpreson se kërkimet e saj do të ndihmojnë për të kuptuar evolucionin dhe të ardhmen e klimës së Tokës, duke përfshirë se sa të ndjeshme janë shtresat e akullit në nivelet më të larta të gazeve serrë dhe se si akullnajat e Antarktidës mund të reagojnë ndaj klimës më të ngrohtë.

Vëzhgimet me radar dhe GPS përdoren për të identifikuar vendet e mundshme, por zona e kërkimit është e gjerë pasi shtresa e akullit në Antarktidën Lindore është sa madhësia e Amerikës.

/Shqip.com