Sport Ndërkombëtar

Shkëmbim të burgosurish ShBA – Rusi, lirohet basketbollistja amerikane

Basketbollistja amerikane Brittney Griner u arrestuar në Rusi muajin e kaluar për shkak të posedimit të vajti të kanabisit, shkruan Shqip.com.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer yllin e burgosur të basketbollit amerikan Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout, i mbajtur në një burg amerikan për 12 vjet.

Shkëmbimi u miratua nga Presidenti Joe Biden ditët e fundit, thanë burimet për CBS, shkruan Shqip.com.

Griner u arrestua në një aeroport të Moskës dhe u dënua me nëntë vite burg.

Presidenti Biden shkroi në rrjetin social “Twitter” se ai kishte folur me Griner.

Administrata Biden propozoi një shkëmbim të burgosurish korrikun e kaluar, duke e ditur se Moska kishte kohë që kërkonte lirimin e Bout.

/Shqip.com