Rozë

Shkëlzen Jetishi anulon koncertet muzikore për shkak të gjendjes shëndetësore

Shkelzen Jetishi

Shkëlzen Jetishi është këngëtari i zhanrit popullor, që pëlqehet në masë të madhe për stilin që ka.

Ai gjithmonë ka qenë i angazhuar me mbrëmje muzikore, të cilat si duket për këtë vit i ka anuluar të gjitha.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke bërë me dije se i është nënshtruar edhe një intervenimi kirurgjik.

“Pas shumë viteve angazhim të pandalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik që kam pasur, në konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj të gjitha aktivitetet e mia muzikore”, ka shkruar artisti.

Xeni po ashtu shtoi se gjatë kësaj periudhe do të fokusohet tek familja e tij dhe shoqëria./SHQIP.com