Lajme

Shkelet armëpushimi në Ukrainë

Ukrainë
Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes në Rusi akuzoi forcat e armatosura në Ukrainë se bombarduan pozicionet ruse pavarësisht se armëpushimi prej 36 orësh i shpallur nga presidentit Putin kishte hyrë në fuqi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Igor Konashenkov, deklaroi se trupat ruse të gjendura në një sulm të papritur u detyruan të kundërpërgjigjeshin për t’u mbrojtur.

Kievi zyrtar ende nuk ka një reagim për këto akuza, ndërkohë që lajmi nuk është konfirmuar ende as nga media perëndimore që ndjekin zhvillimet e luftës hap pas hapi.

 Një ditë më parë, në një vendim surprizë, presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi të shpallë një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, i shtyrë dhe nga një kërkesë e patriarkut Kirill.

Lexo edhe:
Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar, shpall armëpushim 36 orë

Liderët ukrainas ishin skeptikë për këtë vendim të njëanshëm të Rusisë, duke e cilësuar dekretin e Putin thjesht si një tentativë për të fituar kohë për të rinisur një ofensivë të re.

/Shqip.com