Lajme

Shkatërrohet grupi kriminal që vepronte në SHBA, BE dhe Kosovë – 50 të arrestuar për trafik me kokainë dhe emigrantë

Pranga nga Policia,

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka qenë pjesë e një operacioni për shkatërrimin e një grupi kriminal që vepronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian dhe Kosovë.

Aksioni i koordinuar me Europol-in prangosi 50 persona të dyshuar për trafikim me kokainë dhe emigrantë.

Hetimi është drejtuar nga policia spanjolle.

“Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike)”.

“Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor. Fazat e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara”, është shkruar me tej.

Gjithashtu bëhet e ditur se korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan në dhjetor 2020.

Katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.

Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara”.

“Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende. Inteligjenca e ndarë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) çuan në identifikimin e një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë. Nga atje, i dyshuari dhe bashkëpunëtorët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të migrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta te falsifikuara franceze të identitetit. Operacioni në Evropë është gjithashtu i lidhur me tre hetime penale në vazhdim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim./SHQIP.com