Lajme

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 11 të arrestuar

Autoritetet në Spanjë një bandë të rrezikshme trafikantësh droge që eksportonin marijuanë në Europën Qendrore. Gjatë operacionit kreu i organizatës ka qëlluar me armë policinë kur kanë hyrë në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

11 persona janë arrestuar dhe shtatë plantacione janë çmontuar. Pjesa e parë e operacionit u krye më 30 nëntor dhe kishte si objektiv arratisjen e kësaj bande të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Ndërmjet dy fazave të hetimit, u sekuestruan mbi 4 mijë bimë marihuanë dhe 40 kilogramë kanabis të përshtatshme për shpërndarje. Po ashtu u kryen gjashtë bastisje dhe kontrolle në komunat Vidreres dhe Lloret de Mar.

Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona. Kreu i grupit kriminal akuzohet për anëtarësim në një organizatë kriminale, krime kundër shëndetit publik në fushën e trafikut të drogës, sulm ndaj agjentëve të ‘autoritetit dhe posedim të paligjshëm të armët.

/Shqip.com