Lajme

Shkatërrimi i digës në Kherson, 1.5 miliard € dëme mjedisore

Shkatërrimi i digës së Kakhovkës ka shkaktuar dëme mjedisore prej 1.5 miliard eurosh.

Vlerësimi është nga kreu i administratës rajonale ushtarake të Khersonit, Oleksandr Prokudin, sipas të cilit, raporton UNIAN, rreth 55,000 hektarë pyje janë përmbytur.

Prokudin bëri të ditur monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së mjedisit dhe situatës epidemiologjike, shpimin urgjent të puseve të reja, furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës, evakuimin dhe mënyrat për rikthimin e rajonit.

/Shqip.com