Shkarkohet Bernard Challandes
Koha e Bernard Challandes në stolin e trajnerit të Përfaqësues së Kosovës ka mbaruar sot.
Këtë njoftim e ka bërë Federata e futbollit të Kosovës, përmes konferencës së mbajtur për media me fillim nga ora 13-00, shkruan Shqip.com.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi e falenderoi trajnerin zviceran për kontributin e dhënë dhe i uroi suksese për të ardhmen.
Ndërsa, Challandes u shpreh i pikëlluar për këtë fakt, por nuk e la pa falenderuar të gjithë ndihmësit e tij gjatë kësaj kohe.
“Ka qenë knaqësi e madhe, por kemi arritur në këtë pikë në të cilën duhet të largohem. Ka qenë njëra ndër periudhat më të mira në karrirën time”, tha Challandes ndër të tjera.
Bernard, u shpreh se ka pasur momente të mira me këtë ekip, sepse në Kosovë ka pasur një skuadër me lojtar të mëdhenjë.
“Nuk mund të pajtohem me argumentimin se ne kemi pasur rezultate negative. Ne jemi Kosova, ne ekzistojmë që pesë vite dhe ju mendoni që duhet pasur 20 pikë në këtë grup? Jo, jo, jo. Nuk jam i lumtur me këtë vendim të Agim Ademit, por duhet falenderuar për mundësinë dhe mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë kësaj kohe, ishte një përvojë e mirë për mua. Por, nuk i thëm faleminderit Agim Ademit, për vendimin e marrë sot(qesh)”, shtoi gjithashtu ai.
Ndërsa i pyetur për momentet më të mira me Dardanët ai u shpreh se “Ndër momentet më të mira me Kosovën ka qenë ndeshja ndaj Azerbajxhanit, ku shënuam shumë gola. Në Angli, po ashtu e zhvilluam një ndeshje të mirë. Edhe ndeshja me Bullgarinë ku shënuam në fund, ishte tejet emocinale. Duhet të jemi krenar me këtë ekip”.
70 vjeçari e kishte marrë timonin e Kosovës në vitin 2018 dhe suksesi më i madh ishte vend i parë në nëngrupin D, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku më pas ishte mposhtur nga Maqedonia e Veriut në gjysëmfinale.
Ai e ka drejtuar Kosovën në 40 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, në 15 ka pësuar disfata, kurse në 8 prej tyre ka barazuar./Shqip.com