Rozë Ndërkombëtar

Shiu ndërpret dasmën e parë në “Camp Nou”

Dasma e parë në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou” nuk ka shkuar mirë.

Për shkak të reshjeve të shiut dasma u ndërpre dhe për disa çaste dasmorët u detyruan të ikin në vendet me strehë.

Por pasi u ndal shiu, festa vazhdoi.

Stadiumi i Barcelonës “Camp Nou” është dhënë në shfrytëzim për të organizuar dasma, por edhe ndeshje të futbollit, pasi klubi “katalunas” është në krizë financiare.

Gjigandi spanjoll ka vënë në dispozicion disa oferta.

E para dhe më e lira quhet ‘Foundation Lounge’, që kushton 1 mijë e 600 euro, dhe është e përshtatshme për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.

Ndërkaq, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha. Me 300 deri në 1 mijë persona, kjo hapësirë kushton deri në 13 mijë e 500 euro.

Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e stadiumit e cila kushton midis 6 mijë dhe 7 mijë euro në varësi të numrit të pjesëmarrësve dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.

Klientët kanë të drejtë të shfrytëzojnë hapësirën për gjashtë orë.