Sport Shqiptar

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Për ndeshjen miqësoren ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë shitur të gjitha biletat.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold.

Arnold për “Blick” ka thënë se ky stadium do është një zgjedhje e mirë për shkak të vendosjes.

“Cyrihu është një zgjedhje e mirë, pasi shumë nga miqtë tanë kosovarë jetojnë në zonë”, ka thënë Arnold.

Dy rreshtat e poshtëm të tribunave të stadiumit “Letzigrund” do të mbeten të zbrazura për çështje sigurie dhe ulëse nuk janë shitur për shkak të vendndodhjes.

Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Kosovës luhet sot nga ora 18:00.

Te Zvicra pritet të paraqiten tre futbollistët kosovarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri./Shqip,com