Shirat vdekjeprurës në Itali, arrin në 13 numri i viktimave
Publikuar:
(18.05.2023 18:50:52)

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë 13 persona të vdekur dhe rreth 13 mijë persona të evakuuar.
Sipas autoriteteve italiane niveli i reshjeve të gjashtë muajve ra në vetëm një ditë e gjysmë.
Më shumë trupa u gjetën këtë të enjte pasi pothuajse çdo lumë u përmbyt midis Bolonjës dhe bregut verilindor 115 kilometra më larg teksa llogaritet se rreth 280 rrëshqitje dheu kanë ndodhur.
Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.
/Shqip.com