Lajme Botë

Shira të rrëmbyeshëm në Peru, lumenjtë dalin nga shtrati dhe përmbysin banesa

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati në Peru pasi shiu i dendur i rënë në shumë pjesë të vendit, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke dëmtuar shtëpitë.

Në Junin, lumi i tejmbushur Tiambra përmbyti një fushë sportive, duke dëmtuar fushat e basketbollit dhe futbollit gjatë rrugës.

Shtëpitë dhe të mbjellat në zonë u prekën gjithashtu, raportuan mediat lokale.

Ndërkohë, në Cajamarca, vendasit u pajisën me kontejnerë plastikë në përpjekje për të larguar ujërat me baltë nga shtëpitë e tyre pas shirave të dendur që goditën rajonin.

Sipas raportit të fundit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dhe Hidrologjik Peruan (Senamhi), fenomeni bregdetar “El Nino” do të vazhdojë të godasë vendin deri në fund të verës (aktualisht në Peru është kjo stinë).

/Shqip.com