Rozë

Shikoni se si kosovarët reagojnë kur Luana Vjollca ua ndal veturën dhe ju flet

Luana Vjollca

Ka një vit që moderatorja shqiptare u shkëput nga bota e ekranit, por jo për të mos u kthyer më.

Luana Vjollca pas një viti pauz ka lansuar dy nga pjesët e projektit “Thuaje”.

Ajo në to ka treguar për jetën e saj personale, bullizmin dhe përndjekjen që ajo ka pasur.

Biondja së fundmi ka shpërndarë një tjetër video në rrjete sociale.

Ajo shfaqet nga makina e saj teksa përshëndet njerëzit në rrugë dhe i thotë fjalë të mira.

“Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë” – kanë qenë disa nga fjalët që 30-vjeçarja ua ka thënë njerëzve që i ka takuar rrugës.

Ndryshe, tri nga projektet tjera pritën të shfaqën javëve në vazhdim./SHQIP.com