Lajme

Shifra shqetësuese/ Në Shqipëri bie numri i meshkujve dy herë më shumë se femrat

Numri i meshkujve në krahasim me femrat po bie me ritme të larta, gati në shifra alarmante në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023 numëroheshin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018, ndërsa femra kishte 36.8 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë.

Në një analizë më te detajuar nga një artikull i revistës Monitor, thuhet se megjithëse Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt, ku mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave janë dy shkaqet kryesore që po i pakëson burrat në këtë raport.

Rënien më të madhe të popullsisë së meshkujve që nga vit 2018 e ka patur qarku i Gjirokastrës me 18%, ndërsa i dyti renditet Berati me rënie 15%.

Vetëm Tirana shënoi rritje të numrit të meshkujve me 4% gjatë 2018-2023.

Kjo pasi ka një tendencë për zhvendosje nga qarqet drejt Tiranës, ndërkohë që largimi jashtë vendit ka vijuar me ritme të larta vitet e fundit.

/Shqip.com