Sport Ndërkombëtar

Shiffrin shënon fitore historike, 82-tën, në podium Lara Gut Behrami

Skiatorja amerikane, MIkaela Shiffrin, ka shënuar fitoren e saj historike, të 82-tën në Kupën e Botës që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Ajo është barazuar me fitoren me ikonën e skijimit, amerikanen Lindsey Vonn.

Shiffrin ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, me kohë për 1:52,53 minuta, duke lënë pas italianen Federica Brignone.

Rekordi për numrin e fitoreve mund të thyhet të martën kur do të mbahet sllallomi në Flachau.

Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë në sllallomin e madh për 27-vjeçaren nga Colorado.

Ajo arriti më shumë në disiplinën e saj kryesore të sllallomit (51), ajo fitoi pesë herë në supersllallomin e madh dhe në provat paralele, tre herë në lëshim dhe një herë në  superkombini.

Në podium edhe gruaja e futbollistit shqiptar nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut- Behrami.

Gut – Behrami përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 97 qindtat se fituesja e garës.

Shiffrin po shkon drejt titullit të kampionit, kryeson me 1115 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Vlhova (696), Holdener (519), Gut-Behrami (476)) etj. Në sllallomin e madh, Bassino kryeson me 425 pikë, Shiffrin 400, Gut – Behrami 357 pikë etj.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:52,53

2. Federica Brignone (Italia) +0,77

3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,97

4. Petra Vlhova (Sllovakia)     +1,07

5. Marta Bassino (Italia)     +1,16

6. Valerie Grenier (Kanada)     +1,74

7. Mina Holtmann (Norvegjia)    +1,83

8. Sara Hector (Suedia)     +1,94

9. Paula Moltzan (SHBA)    +2,07

/Shqip.com