Lajme

Shi, erëra e stuhi – parashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovë

Ilustrim

Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), bënë të ditur se gjatë javës mund të ketë edhe breshër në vendin tonë.

“Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin , do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme , duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës ,zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës ,rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira ,reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë)”, njofton IMHK.

Temperaturat në komunat e Kosovës

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalishtë e fortë./Shqip.com