Lajme

Shfuqizohen pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit në Kamenicë

Bankat shkollore

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shfuqizuar pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit në këtë komunë, vendime këto që ishin marrë nga ish-kryetari Qëndron Kastrati.

Sipas njoftimit të komunës, shfuqizimi i këtyre vendimeve është bërë pasi në këto shkolla nuk është duke u zhvilluar mësimi, si pasojë e mospajtimit rreth organizimit dhe transferimit të nxënësve në shkolla tjera.

“Në këto shkolla, procesi mësimor nuk është zhvilluar nga data e marrjes së vendimit për riorganizim të arsimit e deri më sot”, thuhet në njoftimin për media.

𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐄

*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 1 paragrafi 1.2 dhe Pika 2 paragrafi 2.2 i Vendimit Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019  për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Fan S.Noli’’.

Nxënësit sipas nivelit 0 dhe 1 të ISCED (niveli parashkollor dhe arsimi fillor 1-5) dhe niveli 2 të ISCED ( niveli i mesëm i ulët i shkollimit 6-9), vijojnë mësimin në SHFMU ‘’Hasan Prishtina’’ në Busavatë.

*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 1 paragrafi 1.1, nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020 për vijimin e mësimit në Institucionin Arsimor “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme.

Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 rikthehen për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Asllan Thaçi’’ Karaqevë e Poshtme.

*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 2 paragrafi 2.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor “Rexhep Mala” në Topanicë.

Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 rikthehen për vijimin e mësimit në SHFMU ‘’Xhelal Sopi’’ në Petrovc.

*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 3 paragrafi 3.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor ‘’Skënderbeu’’ në Hogosht.

Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9, shfuqizohet vetëm pjesërisht  për paralelen e ndarë në Kopërnicë dhe rikthehen në vijimin e mësimit në institucionin arsimor në fshatin Kopernicë.

*𝐒𝐇𝐅𝐔𝐐𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐓 Pika 4 paragrafi 4.1 nga vendimi Sh.02.Nr.19870 i datës 10.09.2020, për vijimin e mësimit në institucionin arsimor ‘’Sadri Misini’’ Shipashnicë e Epërme.

Nxënësit sipas nivelit 0,1 dhe 2 të ISCED-it niveli parashkollor, arsimi fillor 1-5 dhe arsimi i mesëm i ulët 6-9 shfuqizohet vetëm pjesërisht për paralelen e ndarë në Shipashnicë të Poshtme dhe rikthehen në vijimin e mësimit në institucionin arsimor të fshatin Shipashnicë e Poshtme.