Kulturë Kino

Shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” do ta prezantojë Kosovën në Egjipt

Shfaqja teatrale “Ëndrrat e Hamletit”, po vazhdon rrugëtimin artistik.

Shfaqja me regji të Mentor Zymberaj dhe skenar të Nina Mazur, do ta prezantojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, “Cairo” në Egjipt në mesin e shumë shfaqjeve teatrore ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë regjisori në rrjetin social Facebook.

“Ëndrrat e Hamletit vazhdon suksesin në rrugëtimin e saj artistik. Ftohet në Festivalin – CAIRO INTERNATIONAL MONODRAMA FESTIVAL, në EGJIPT. Shfaqje që po thyen rekordet e sukseseve në Arenën Ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që shfaqja së fundmi u zgjedh në Edicionin Jubilar – XX të Festivalit “Armmono” në mesin e shumë monodramave nga e mbarë bota.

“Ëndrrat e Hamletit” u vlerësua nga artdashësit nga Armenia si dhe pati kritika nga artistët ndërkombëtarë duke e cilësuar shfaqjen si ndër më të mirat në Festival.