Kulturë Kino

Shfaqja “a.y.l.a.n” nga Kosova merr çmimin kryesor në Poloni

Shfaqja e Teatrit të Gjilanit “a.y.l.a.n”, është zgjedhur shfaqja më e mira në Poloni.

“A.y.l.a.n”, ka marrë çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar “Kontrapunkt”.

Juria e edicionit të 56-të të kësaj ngjarjeje e ka vlerësuar shfaqjen me tekst të Jeton Nezirajt, nën regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt për mjeshtërinë e zbërthimit të një teme komplekse.

“Çmimi i madh i jurisë në shumën prej 10,000 PLN për veprën “a.yl.a.n.” realizuar nga Teatri i Qytetit – Gjilan, Kosovë i jepet për performancën mjeshtërore e realizimin me mjeshtri të dramës në temën jashtëzakonisht të vështirë të luftës mes së mirës dhe së keqes, si dhe ngjalljen e një ndjenje sublime duke u përballur me absurditetin e përditshmërisë dhe interesat e cekëta njerëzore”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.