Sport Ndërkombëtar

Shevchenko i shpëtoi vdekjes, ky është mesazhi i tij

Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko ka pasur fat dhe i ka shpëtuar vdekjes na një seri granatimesh ruse në luftën ndaj Ukrainës.

“Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 aeroplanë vrasës pa pilotë në Ukrainë”, ka përshkruar Shevchenko fillimisht situatën.

“Isha në tren, jemi ndalur nën kërcënimin që na vinte nga granatat. Disa orë ishim në ankth”, ka shkruar Sheva, i cili më pas ka shtuar: “Dua të them një të vërtetë. Asnjë lloj raketa as granate nuk mund ta mposhtë Ukrainën. Mund të na i merrni rrugët dhe shtëpitë, por nuk mund të na e merrni dinjitetin, guximin dhe dëshirën për liri. Do ta mbrojmë Ukrainën. Do të këndojmë mbi ura, ashtu si këndoi sot populli i Kievit në metro. Do të luftojmë dhe do të fitojmë”.

Shevchenko ka publikuar edhe një video nga granatimet e urës.

/Shqip.com