Sport Ndërkombëtar

Shevchenko i ka prindërit në Ukrainë, thotë se nuk i bindi dot të largohen

Shevchenko

Shteti i tij po kalon momente të vështira – por jo vetëm.

Ish-futbollisti më i mirë në botë, ukrainasi Andriy Shevchenko, në një intervistë për “Sky Sport” – ka treguar për familjen e tij që gjendet në Ukrainë, gjendjen e tij emocionale – e shumë gjëra tjera.

“Unë flas me prindërit e mi, flas me nënën time dhe them se dua të kthehem, por ndjenja ime është këtu tani, për të folur për atë që po ndodh, tragjedinë e vërtetë me të cilën po përballet populli ukrainas në këtë moment”, tha ai fillimisht.

Teksa, tregoi që është përpjekur që ta bëjë familjen e tij të largohet nga atje – por përgjigja e tyre ka qenë negative.

“Unë jam përpjekur të bind familjen time të largohet shumë herë, kam folur me ta, por përgjigja është jo. Ata duan të qëndrojnë atje. Ky është shpirti ukrainas”, u shpreh Sheva.

Ish-sulmuesi i njohur, tha se për momentin nuk është duke menduar fare për futbollin, teksa bëri thirrje që duhet bërë gjithçka që kjo luftë të ndalet.

“Jam shumë krenare që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin tim, popullin tim, familjen time. Nëna dhe motra ime janë në Kiev për momentin dhe gjëra të tmerrshme kanë ndodhur atje. Njerëz që vdesin, fëmijë që vdesin, raketa duke treguar në shtëpitë tona. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ndaluar luftën”, shtoi ai.

Përveç karriererës së pasur si futbollist, Shevchenko ka filluar ta sfidojë veten edhe si trajner.

Fillimisht – ishte trajner i kombëtares së Ukraniës, me të cilën mori pjesë ne Kampionatin Evropian – të vitit 2020.

Teksa, së fundmi e drejtoi Genoan – që nuk rezultoi një “aventurë” e suksseshme. /Shqip.com