Sport Ndërkombëtar

Sheva rikthehet në Serie A

Shevchenko rikthehet në Serie A

Andriy Shevchenko është rikthyer në Serie A, pas 15 viteve , por kësaj radhe si trajner i Genoas.

Ironia e fatit është që në ndeshjen debutuese të tij me këtë skuadër, ai do përballet ndaj Romës së drejtuar nga Jose Mourinho, shkruan Shqip.com.

Dyshja në fjalë – kishin bashkëpunuar ndërmjet vete në periudhën 2008-2006, kur Andriy ishte futbollist i Chelseat, ndërsa portugezi ishte trajner.

Së bashku, ata e kishin fituar Kupën e Ligës 2006/07 dhe FA Cup dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2007/08.

De Casillas a Pogba: Un recuento de todas las disputas de Mourinho
Mourinho dhe Shevchenko – sa ishin pjesë e Chelseat

Rikthimi në Itali është i veçantë për ish- sulmuesin ukrainas, pasi kishte luajtur te Milani, ku kishte pasur vitet më të arta të karrierës.

Në “San Siro” ai kishte fituar, një titull në Serie A, Ligën e Kampionëve, Coppa Italia, Superkupën e Italisë dhe Superkupën e UEFA-s.

Me rosonerët, Sheva e “rrëmebeu” edhe  Topin e Artë – në vitin 2004, që mbetet suksesi më i madh individual në karrierën e tij.

GdS: Why Shevchenko is not an option to become new Milan boss
Shevchenko – sa ishte pjesë e Milanit

Sa i përket përvojës si trajner, 45 vjeçari e udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës që nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Në “Euro 2020”, Ukraina arriti deri në çerekfinale, ndërsa më pas u mposht nga Anglia.

Euro 2020: Too early for Shevchenko to say if he will continue as Ukraine  coach | Football News – India TV
Shevchenko – gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”

Kontrata Shevchenko-s e nënshkruar me Genoa-n është katër vjeçare.

Momentalisht, skuadra italiane gjenden në vendin e 17-të në Serie A, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com