Sheva rikthehet në Serie A

Andriy Shevchenko është rikthyer në Serie A, pas 15 viteve , por kësaj radhe si trajner i Genoas.
Ironia e fatit është që në ndeshjen debutuese të tij me këtë skuadër, ai do përballet ndaj Romës së drejtuar nga Jose Mourinho, shkruan Shqip.com.
Dyshja në fjalë – kishin bashkëpunuar ndërmjet vete në periudhën 2008-2006, kur Andriy ishte futbollist i Chelseat, ndërsa portugezi ishte trajner.
Së bashku, ata e kishin fituar Kupën e Ligës 2006/07 dhe FA Cup dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2007/08.

Rikthimi në Itali është i veçantë për ish- sulmuesin ukrainas, pasi kishte luajtur te Milani, ku kishte pasur vitet më të arta të karrierës.
Në “San Siro” ai kishte fituar, një titull në Serie A, Ligën e Kampionëve, Coppa Italia, Superkupën e Italisë dhe Superkupën e UEFA-s.
Me rosonerët, Sheva e “rrëmebeu” edhe Topin e Artë – në vitin 2004, që mbetet suksesi më i madh individual në karrierën e tij.

Sa i përket përvojës si trajner, 45 vjeçari e udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës që nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Në “Euro 2020”, Ukraina arriti deri në çerekfinale, ndërsa më pas u mposht nga Anglia.

Kontrata Shevchenko-s e nënshkruar me Genoa-n është katër vjeçare.
Momentalisht, skuadra italiane gjenden në vendin e 17-të në Serie A, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com