Sport Ndërkombëtar

Sheva e nis me humbje rikthimin në Serie A

Andriy Shevchenko

Aventurën e tij si trajner në Serie A e ka filluar me humbje.

Genea e drejtuar nga Andriy Shevcehnko është mposhtur nga Roma me rezultat 0-2, shkruan Shqip.com.

Ky takim ishte i veqantë për të dy trajnerët, Shevën dhe Moruinhon, pasi kishin punuar së bashku te Chelsea. Portugezi kishte qenë trajner, kurse ukrainasi asokohe ishte ende futbollist.

Shevchenko urges Chelsea to stick with 'winner' Mourinho
Mourinho dhe Shevchenko – sa ishin pjesë e Chelseat

Sa i përket këtij takimi, goli i parë nuk erdhi deri në minutën e 82-të.

Romakët kaluan në epërsi me anë të Afena-Gyan, ndërsa asistues ishte Mkhitaryan.

Përderisa pritej një kundërpëgjigje nga vendasit, ndodhi e kundërta.

Roma shënoi përsëri, ndërsa autori i golit ishte po i njëjti Afena Gyan.

https://twitter.com/foot_stats4/status/1462539742700916738?s=20
Goli i dytë i shënuar nga Afena Gyan

Me këtë fitore, skuadra nga kryeqyteti i Italisë ngritet në pozitën e pestë, me 22 pikë.

Ndërsa, në anën tjetër, Genoa zbret në pozitën e 18-të dhe e rrezikon seriozisht rënien nga liga, pasi ka vetëm nëntë pikë të grumbulluara, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com