Sport Ndërkombëtar

Sheva e kërkon fitoren ndaj Milanit

Andriy Shevchenko

Vitet më të arta të karrierës i kaloi në “San Siro”.

Aty e ngriti edhe Topin e Artë, që mbetet një nga momentet më ikonike të karrierës së tij.

Andriy Shevchenko do të përballet kundër Milanit, të mërkuren, pasi ai tashmë e drejton skuadrën e Genoas.

Në prag të këtij takimi, Sheva është shprehur se ka emocione, por po mendon që ta jap maksimumin për të marrë pikët e plota.

“Sigurisht që do të jem i emocionuar, por unë jam profesionist dhe ajo që u kam premtuar tifozëve të Genoas është se do të bëj më të mirën për ta, do të jap 100 për qind dhe do të bëj gjithçka për ta vënë Milanin në vështirësi.Do të duhet të punojmë shumë sepse Milani është një ekip me cilësi të lartë”, tha ai fillisht.

13 Dicembre 2004: Shevchenko vince il Pallone d'Oro - Gli Eroi del Calcio
Shevcheno duke e prezantuar Topin e Artë – viti 2004

Ai po ashtu shtoi se duhet shfrytëzuar faktin që rosonerët vijnë nga dy humbje radhazi, por duhen të jenë të kujdesshëm.

“Është e vërtetë që Milani vjen nga dy humbje, por është një ekip që luan futboll të mirë. Kam parë shumë nga ndeshjet e tyre dhe veçanërisht dy të fundit. Është një ekip që luan mirë. dhe krijon shumë raste, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kujdesshëm. Mungesat e lojtarëve tanë më të mirë peshojnë shumë. Tani për tani duhet të mendojmë për rikuperimin e lojtarëve dhe përgatitjen sa më mirë që mundemi”, u shpreh trajneri ukranias.

Sa i përket Genoas, ajo gjendet në vendin e 18-të në Serie A, pas 14-të ndeshjeve të zhvilluara.

Deri më tani kanë arkëtuar vetëm një fitore, kanë pesë barazime dhe tetë humbje.

Në anën tjetër, Milani pozicionohet në vendin e dytë, me 35 pikë, tre më pak se Napoli që është lider në Itali. /Shqip.com