Lajme

Sherri në familjen mbretërore, çfarë vendosi Gjykata për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Photo shooting of Prince Leka II of the Albanians and his fiancee Elia Zaharia- 25 & 26/03/16 © David Nivière 2016 All Rights Reserved

Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharias, të atin e Elias.

Kurse për Princin Leka dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars.

Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian.

Ndërsa avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.

/Shqip.com