Lajme

EMRAT/ Sherr mes fqinjëve, plagoset 47-vjeçari në Tiranë

Policia ka dhënë një njoftim paraprak për plagosjen e pak çasteve më parë në Tiranë.

Sipas policisë, tek Rruga e Elbasanit, fqinji ka plagosur fqinjin me armë në këmbë.

I plagosuri, Xhevahir Kolaveri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në kërkim është shpallur Amarildo Kamberi (Kuçi).

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com