Lajme

Sherr mes dy personave në Tiranë, plagoset me thikë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

/Shqip.com